Një 33-vjeçar është arrestuat sot nga efektivë të policisë së Kamzës, pasi akuzohet se ka përndjekur e ngacmuar seksualisht një adoleshente.
Policia ben te ditur se ne pranga ka rene shtetasi Sh.M., 33 vjeç, banues në Bathore.
Arrestimi i tij është bërë pasi në mënyrë të vazhdueshme, në kohë dhe vende të ndryshme, ka përndjekur e ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren G.D., banuese në Tiranë.
Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale të përndjekjes dhe ngacmimit seksual.