Nis ndërtimi i hekurudhës më të gjatë në botë

0
348

Kina ka nisur ndërtimin e linjës hekurudhore të mallrave që do ta lidhë këtë vend me Londrën, ndërsa linja do të bashkojë edhe dhjetëra vende të tjera.

Trenit do t’i duhet rreth dy javë që të shkojë në Britani pas një udhëtimi prej 12 mijë milje.

Hekurudha ka avantazhin e transportit të mallrave më të shpejtë se nga deti dhe më të lirë se nga ajri. Projekti është prezantuar paraprakisht në vitin 2013 nga Presidenti i Kinës. Londra është qyteti i 15-të evropian që i bashkohet asaj që qeveria kineze e quan “New Silk Route”, ose “Rruga e Re e Mëndafshit”.

Linja hekurudhore do të kalojë nga Kazakistani, Rusia, Bjellorusia, Polonia, Gjermania, Belgjika dhe Franca për të mbërritur në Londër. Një tren i vetëm nuk mund të udhëtojë për një rrugë të tërë, ndaj kontejnerët do të ndryshohet në pika të ndryshme.

/Ora News/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here