Rezoluta e PE, Gjosha: Të gjithë aktorët të mos harrojnë se kryeaxhenda është integrimi i Shqipërisë në BE

0
176

Pas miratimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian të amendimeve e përgatitura nga euro-parlamentarët mbi rezolutën e Raporterit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, ka reaguar edhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Në një deklaratë për shtyp Gjosha, u shpreh se gjuha pozitive e rezolutës për Shqipërinë, është një shtysë për të përmbushur reformat.

Ministrja Gjosha theksoi se thirrja për hapjen e negociatave kërkon angazhim më të madh për rezultate në reformën në drejtësi.

Në vijim ajo theksoi se të gjithë aktorët politikë duhet të mos harrojnë se kryeaxhenda është integrimi i Shqipërisë në BE.

“Rezulota e miratuar sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, është tregues i qartë e një tjetër shtysë e fortë, për të vazhduar punën me ritmet e duhura, me të gjitha reformat që mundësojnë luftën e ashpër kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe përmbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore.

Janë këto, kriteret kyçe që do të ngrenë standardet e demokracisë në vend dhe do të çojnë përpara procesin e integrimit. Nëpërmjet dialogut konstruktiv dhe vullnetit për konsensus, kjo rezolutë flet qartë për punën e madhe që na pret në vijim, ku të gjithë aktorët duhet të jenë bashkë, duke mos harruar për asnjë çast se kryeaxhenda e vendit është: Integrimi në Bashkimin Europian”- theksoi ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here