Analiza/ Sot dita e të vërtetës së Qeverisë që bie apo që mbahet

ot parashikohet që bombat politike, të ndërtuara me plasës të fortë të shpërthejnë në media dhe live. Meta, Rama dhe Basha, zbresin sonte në të njëjtën kohë, për të thënë të vërtetat dhe gënjeshtrat e tyre. Pasioni për gënjeshtra të reja është shumë i madh, por nuk ka më as kohë dhe hapësirë për to.

Nëse Rama, këmbëngul në të vetën, edhe të vetëm në Zgjedhje, atëherë sigurisht që do të ngelet vetëm dhe do të marrë mbi supe, përgjegjësinë e asaj çfarë do të ndodhë më pas. Dhe sigurisht ajo që do të ndodhë më pas, do të jetë zbritja e krizës në rrugë dhe gjendja e nderë e një guerriljeje urbane, që do ta copëtonte pushtetin e tij dhe do të rrezikonte largimin përfundimtar nga politika të Ramës.
Mirëpo edhe Rama ka të “drejtat e tija”. Në të vërtetë kjo është një “marrje pushteti” në tavolinë dhe kjo është një gjë e qartë, por jo e papritur. Sepse kjo është pikërisht Fruti politik, që u përkujdes vetë Rama që të mbillte dhe të kultivonte: Fryma e përjashtimit të të gjithëve dhe vetadhurimi i skajshëm i vetvetes.

Në të vërtetë pra, pavarësisht se askush nuk e thotë në publik, ajo që po ndodh, nuk është tjetër veçse krijimi i një “Fronti” të përgjithshëm anti-Rama, i cili, ka dhënë prova të qarta se është duke projektuar profilin e një diktatori të vockël lokal, të cilin shumica reale e politikës dhe e opinionit publik e refuzon. Dhe në këtë këndvështrim, nëse duhet që Rama të bëhet mënjanë, dhe për këtë duhet bjerë kjo qeveri, ajo do të bjerë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko