Jan Egeland, këshilltari i Përfaqësuesit Special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura me qëllim të dërgimit të ndihmave humanitare në Siri u bëri thirrje SHBA-ve, Rusisë, Turqisë dhe Iranit që të mundësojnë një armëpushim 72 orësh.
Sipas të dhënave të para të autopsisë së kryer edhe me pjesëmarrjen e delegacionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbi tre trupat e sirianëve të sjellë në Institucionin mjekoligjor në qytetin Adana të Turqisë të cilët kanë humbur jetën në sulmin me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar Asadit në Idlib të Sirisë është përcaktuar se personat kanë humbur jetën si pasojë e gazit mbytës dhe se në mushkëritë e tyre janë gjetur edemë intensiv, raporton Anadolu Agency (AA).