Big Brother 9: Xhelozia e ‘sëmurë’ e Fiorentinës fut në ‘sherr’ dy djemtë

0
305

Me hyrjen e çiftit të ri në Big Brother Ervin-Sidrita, Fiorentina ka nxjerrë në pah një karakteristikë tjetër të sajën, xhelozinë.

Ajo u përfshi në një debat me Olsin ku gjithçka ka nisur nga stërvitja që ai ka bërë me Sidritën.

Situata e krijuar mes Fiorentinës dhe Olsit për Sidritën është diskutuar mes dy djemve, Olsit dhe Ervinit, të cilët nuk shohin arsye për xhelozi në këtë rast.

“Çfarë duhet të mendoj unë kur ajo del edhe pi cigare me ty”, i thotë Olsi, Ervinit.

Ky i fundit shprehet se e kupton Olsin dhe se për të nuk ka asgjë shqetësuese, duke shtuar se ai u mërzit vetëm kur pa se Sidrita e përjetoi keq atë situatë të krijuar nga Fiorentina. /Big Brother/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here