Foto nostalgji/ Berisha siç nuk e keni parë, pasagjer në “Gumball 3000”

0
351

Në lajmet e “Gazeat Shqiptare” të “show-bizz”-it, në rubrikën “Nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth”. Sot po ju sjellim, “Gumball 3000”, makinat snob mbërrijnë në Tiranë.

 

 

“Gumball 3000”, makinat snob mbërrijnë në Tiranë

Berisha ndjek Nanon në pasionin për makinat
Pas takimit të Janarit, duket se Berishën dhe Nanon përveç politikës tashmë i bashkon dhe një tjetër pasion, ai për makinat. Me mbërritjen në Shqipëri të “Gumball 3000” garës së famshme të makinave luksoze dhe personazheve të njohur, kryeministri Berisha është shfaqur krejt ndryshe në publik. Duke lënë pas ‘seriozitetin’ e përhershëm, ai është bërë pjesë e qindra kurreshtarëve për të parë 120 makinat nga më të shtrenjtat në sheshin “Nënë Tereza”. Pasi është takuar me pjesëmarrësit dhe organizatorët e këtij aktiviteti interesant ai ka hipur në një nga makinat luksoze të “Gumball” duke bërë xhiro për disa metra pa harruar të përshëndesë me dorë.


Pango, tërheqje dhe ‘zili’ nga “Rally”
Ministri i kulturës e ka parë me “xhelozi” xhiron që kryeministri Berisha ka bërë në një nga makinat luksoze në shesh. Në kohën kur ishte pedagog Pango ishte mësuar ta ngiste vetë makinën e tij Mercedez Benc ndërsa shkonte në Fakultetin e Shkencave Sociale. Me t’u bërë ministër duket se makina i mungon pasi është ‘i detyruar’ të lëvizë me eskortë. Megjithatë ai është parë entusiast për organizimin e këtij aktiviteti duke patur parasysh dhe pronocimin e dhënë për mediat në lidhje me mbërritjen e makinave të famshme në Shqipëri.

Në shesh për “Gumball” dhe Mishta e Aliaj
Në sheshin “Nënë Tereza” për të shijuar shfaqjen e shumëpritur të makinave të veçanta nuk ka munguar as zëdhënësi i kryeministrit Berisha, Dritan Mishto. Ai ka qënë nën shoqërinë e Besnik Aliajt, këshilltarit të kryeministrit i cili është marrë dhe me organizimin e mbërritjes së tyrë në Tiranë. Duket se ky i fundit e ka ftuar kolegun dhe mikun e tij për të kaluar bashkë disa momente të këndëshme nën shoqërinë e spektaklit që sollën makinat në qëndër të Tiranës, edhe pse pritja për to ka qënë paksa e gjatë duke patur parasysh faktin që erdhën me mbi 5 orë vonesë.

Xzibit për herë të parë në Tiranë
Pjesëmarrës në garën e makinave ka qënë edhe ylli i hip-hopit Xzibit. Nga sa është vënë re këngëtari është argëtuar së tepërmi përgjatë gjithë itinerarit të përshkuar nga “Rally” duke filluar që nga nisja në kryeqytetin britanik për të vazhduar më pas në Frankfurt, Turqi, Greqi e deri në mbërritjen në Tiranë. Është treguar mjaft impulsiv madje shpesh herë duke u treguar kurioz për gjithçka shihte përreth. Një tjetër personazh VIP në makinat e nisura nga Londra ka qënë dhe Jay Kay I grupit Jamiroquai.

Ky shkrim u botua më 5 Maj  2007

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here