Inspektoriati i Punës: 21% e punonjësve u vonohen pagat, 55% u cenohen marrëdhëniet në punë

0
391

Gjatë vitit 2016 rreth 70,000 punëmarrës më shumë kanë marrë shërbimin e inspektimit nga inspektoret e punës për të drejtat e tyre të ligjshme.

E ndërsa është rritur njohja me të drejtat, është rritur edhe ndërgjegjësimi sa i takon cenimeve në vendin e punës.

Sipas raportit të detajuar të Inspektoratit të Punës vihet se se pjesën më të madhe e zënë ankesat e ardhura për “Cenim të marrëdhënieve të punësimit” me 54.7%, ku përfshihen: pretendime të punëmarrësve në lidhje me zbatimin korrekt të kontratës individuale të punës më punëdhënësin apo mosrespektim i dispozitave ligjore në lidhje me orët shtesë të kryera dhe të papaguara, punës së papaguar në turnin e dytë  e të tretë, në ditët e pushimit javor dhe të festave zyrtare etj. (shih graf.)

Ndërsa 21% janë ankuar se nuk u paguhen pagesat e prapambetura.

Sipas Inspektoratit përpjekjet më të mëdha janë bërë për të ndërgjegjësuar subjektetet dhe jo për t’i ndëshkuar.

Sipas të dhënave numri i subjekteve të sanksionuara gjatë vitit 2016 ishte 117, me vlerë rreth 32 mln lekë, nga të cilat: 74 gjoba me vlerë 21.7 lekë në inspektimet e planifikuara, 27 gjoba me vlerë 6.5 mln lekë në inspektimet për shkak ankese  16 gjoba me vlerë 3.7 mln lekë në inspektimet për shkak aksidenti. (shih graf.)

Po sipas këtyre të dhënave për 419 subjekte më shumë janë mbajtur masa urgjente të pezullimit të punës, nga të cilat: 405 subjekte më shumë, për parregullsi flagrante të marrëdhënieve të punës (konstatim informaliteti), 14 subjekte më shumë për parregullsi flagrante për problematika që lidhen sigurinë dhe shëndetin në punë.

Shifra 2016

–    Janë inspektuar 3700 subjekte më shumë krahasuar me një vit më pare;

–    1200 punëmarrës më shumë se një vit më pare, janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;

–    Janë raportuar 117 subjekte, të cilat u evidentuan në të zezë, në të cilat 128 punonjës punojnë krejtësisht të pambrojtur;

–    Është arritur të formalizohet marrëdhënia e punës për 98% të 475 punëmarrësve informal të konstatuar;

–    Nga 353 ankesa të ardhura në ISHPSHSH, 236 prej tyre ose 67% u zgjidhën në favor të ankuesve;

–    124 subjekte më shumë se një vit më parë, kanë ngritur Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;

–    4700 subjekte më shumë se një vit më pare, përdorin pajisje mbrojtëse kolektive dhe individuale;

–    270 punëmarrës më pak janë konstatuar të diagnostikuar me sëmundje profesionale krahasuar me një vit më pare;

–    Këtë vit, 31 punëmarrës më pak të aksidentuar në punë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here