Një vajzë ka shpëtuar për mrekulli pasi ra nga një urë 20 metra e lartë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa përpiqej të bënte një selfie. Policia amerikane tha se shumë të rinj po rrezikojnë jetët e tyre çdo ditë për të shkrepur selfie-n perfekte për ta hedhur në Instagram. Vajza, ende e paidentifikuar që ra nga ura, po ecte si modele mbi hekurat e urës.
Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe mjekët thanë se ishte me fat që madh që doli gjallë nga incidenti. Por pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve, duket se ato kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi të rinjtë vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë.
s