Seanca plenare e së enjtes është drejt fundit. Gjatë paradites dhe mesditën kanë mbajtur fjalime deputete të PS dhe Blushi e Hafizi të Libras. Seanca deri para disa minutash është drejtuar nga Valentina Leskaj, ndërsa Ilir Meta tani ka marrë drejtimin e seancës. Në fakt Meta, deputetët dhe ministrat e LSI janë paraqitur vetëm për të votuar ligjet e vendimet që janë në rendin e ditës, shkruan opinion.Sakaq është larguar Kryeministri Edi Rama, i cili mbajti fjalën në parlament para disa minutash.