Trukimet e Skënderbeut në Champions League, tre lojtarë thirren në Prokurori

0
175

re futbollistë të Skëndërbeut janë thirrur në prokurori në lidhje me trukimet në Champions League. Fletë-thirrje ka pasur për Orges Shehin, Marko Radas dhe Bajram Jashanicën.

 

 

Për shkak të trukimeve, Skëndërbeu u pezullua me një vit nga Kupat e Europës. Dënimi 1-vjeçar për korçarët u dha nga UEFA.

Një nga ndeshjet që mendohet si të trukuara është takimi i kthimit ndaj Krusejdërsit, një ndeshje që u udhëhoq nga Skënderbeu 1-2, për t’u përmbysur më pas në 3-2 pas minutës së 78-të. Skënderbeu e kishte fituar ndeshjen e parë 4-1 në Korçë dhe shënimi i dy golave në Belfast nuk do t’i kompromentonte më shanset e tyre për të kaluar turin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here