A përmban Coca-Cola kokainë?

0
238

Coca-Cola është 150 vjet në tregun botëror dhe vazhdon të jetë marka më e njohur. Më 2012, më shumë se 1.8 miliardë njerëz në më shumë se 200 vende të botës u bë e ditur se pinë një Coke çdo ditë.

Për të krijuar Coke në gjithë botën duhen 79.000.000.000 litra ujë çdo vit, shtuar një shurup të fshehtë të sheqerit (ose fruktoza shurup misri), kafeinë dhe ekstrakt të fletëve të kokas.

Kur kimisti John Stith Pemberton, nga shteti amerikan i Gjeorgjisë , krijoi formulën origjinale të Coca-Cola më 1886, në një barnatore në kryeqytetin e shtetit Atlanta, ai e reklamoi atë duke premtuar se ‘shëron’ dëshirën për pije dehëse.

Frymëzimin Pemberton e mori nga një shpikje popullore e quajtur Vin Mariani, krijuar nga Angelo Mariani, një kimist nga Korsika më 1863. Ajo përbëhej nga Bordo, verë e kuqe e përzier me një majë të konsiderueshme të kokainës, e cila ishte e ligjshme, në shumicën e vendeve në shekullin e 19-të, dhe u tha se përdorej për t’i dhënë një shtysë të panatyrshme energjisë së trupit, transmeton Gazeta Express.

Versioni Pemberton ishte pa alkool, një pije e butë sode e bërë nga shurupi i sheqerit i përzier me acid limoni, arrëmyshk, vanilje, vaj kinez kanelle dhe dy përbërësit të cilët ia dhanë Coca-Colas emrin – pluhuri i arrës së kolas dhe ekstrakti i fletëve të kokas (që është burim i kokainës) e cila përmban sasi të kokainës.

Pemberton vdiq në vitin 1888, menjëherë pas shitjes së formulës për Coca-Colan, të gjitha aksionet e tij në biznes i kaluan një farmacisti nga Atlanta. Shishet e para të Coca-Colas ishin në forma dhe ngjyra të ndryshme: jeshile, kafe dhe të gjitha llojet e tjera. Dizajni klasik, i njohur si “hobbleskirt” (shishet e vogla të qelqit), nuk u shfaq deri me 1916.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here