Ajo ka një fytyrë prej kukulle dhe muskuj sikurse të një kampioni bodybuildingu.
Mund të qojë me duart e saj pesha deri në 180 kilogramë.
Julia Vins një 20 vjeçare nga Rusia, ka bërë ushtrime me pesha gjatë pesë viteve të fundit duke e kombinuar një trup muskulor me një fytyrë engjëllore.
Nëpër video të incizuara në palestër, ajo shihet duke ngritur me lehtësi pesha nga më të rëndat.