Berisha pret kampionin e botës për peshat e rënda Erzen Rustemin (FOTO)

0
275

Ish kryeministri Berisha priti sot në një takim boksierin tashmë legjendë e boksit botëror, Erzen Rrustemi, kampion bote në peshat e renda.

Më 18 Mars, Erzen Rrustemi u ndesh në qytetin Aarhus,  të Danimarkës me argjentinasin e famshëm Rameres “El Tigre”, të cilin e rrëzoi përtokë që raundin e parë dhe e nxorri nga ringu në raundin e dytë duke fituar kështu titullin kampion, kurorën e madhërishme te “Mbret i Boksit” në botë, kurorë të cilën pak vite më parë e ka mbajtur dhe Evander Holyfield.

Duke kujtuar takimin që ka patur me ish-kampionin e botës, Holyfield në një ballo në ceremoninë e inaugurimit të presidentit George Bush, Berisha i shprehu Erzen Rustemit kënaqësinë e madhe për këtë takim, tashmë me kampionin shqiptar të boksit në botë.

Ai i shprehu kampionit Rustemi urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të thellë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here