Biondet janë budallaqe? Aspak e vërtetë.
Sipas një studimi të bërë kohëve të fundit në Amerikë ku kanë marrë pjesë rreth 11,000 amerikanë ka rezultuar se femrat bionde kanë marrë pikë më të larta në teste të inteligjencës sesa femrat me ngjyrë tjetër të flokëve.
Studimi i Jay Zagorsky, i cili është edhe shkencëtar hulumtues në Universitetin Shtetëror të Ohajos ka dalë në këto përfundime:
Rezultatet e nivelit të inteligjencës kanë qenë si në vijim:
– Femrat bionde kanë pasur një mesatare të nivelit të inteligjencës prej 103.2
– Femrat me flokë ngjyrë kafe kanë pasur një mesatare të nivelit të inteligjencës prej 102.7
– Femrat me ngjyrë të kuqe të flokëve kanë pasur një mesatare prej 101.2
– Femrat me ngjyrë të zezë të flokëve kanë shënuar rezultatet më të dobëta, me një mesatare prej 100.5
Stereotipet e ndryshme kanë bërë që biondinat të konsiderohen “budallaqe” duhet të zhduken tashmë.