Çdo person i dashuruar pas modës do të kujtojë ato reklamat e Kate Moss dhe Calvin Klein nga vitet ’90. Të gjithë mund të kujtojmë se sa me stil dhe “chic” dukej Moss në atë fushatë. Ishte një pikë kthese në modë që solli një qasje të re ndaj stilit minimalist.
Si rezultat, ajo u kthye në një nga imazhet më ikonë të modës në ’90-n. Për të mos përmendur faktin që Moss që tërhoqi vëmendjen duke u kthyer në legjendën e modës në pasarelë. Në fakt, ajo është ende imazhi i markës 20 vite më pas.
Dhe tani, të gjitha në ndihmë të mbledhjes së parave për hapjen e ceremonisë të amfAR (Fondacioni amerikan për Kërkimet kundër SIDA-s).
Por si ka menduar ta arrijë këtë?
Duke bashkëpunuar me Calvin Klein për të nxjerrë në treg një koleksion të bluzave “limited-edition” (të kufizuar) ku shfaqet reklama ikonë e të brendshmeve nga viti 1993, që u fotografua nga David Sims.
Ka katër versione T-shirt në dispozicion me dy imazhe, në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, ku secila kushton 85 dollarë. Doni të blini ndonjë?icon