Lojtarët amerikanë të Vllaznise Chris Olivier dhe Darryl Palmer si dhe trajneri Jeronimo Sarin janë të shokuar nga dhuna e tifozëve të Tiranes ndaj tifozëve të Vllaznisë në finalen e Superkupës së basketbollit që u anullua një ditë më parë. Ata shprehen se nuk kanë parë asnjëherë një situatë të tillë dhune dhe janë ndjerë të frikësuar dhe rrezikuar.
Pamjet e publikuara tregojnë se sherri ka ndodhur pak para se të niste finalja e basketbollit. Nga videoja duket që tifozët e Tiranës kanë sulmuar ata të Vllaznisë.
Policia njoftoi se ditën e djeshme kanë nisur hetimet për disa persona.
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u referuan materialet për shtetasit G.A, 24 vjeç; Xh.Sh, 17 vjeç; R.B, 24 vjeç; dhe M.M, 24 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, në rrugën “Dritan Hoxha”, jashtë ambienteve të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, kanë goditur me grusht shtetasit F.S, 22 vjeç dhe E.T, 31 vjeç, banues në Shkodër.