Kush ishte prapa vrasjes së Papa Gjon Palit I?

Ajo hapë pakëz derën dhe hedh sytë vjedhurazi brenda dhomës papnore. Drita është ndezur, por asgjë nuk lëviz. Motër Vincenza Taffarel ka qenë kujdestare e Papës Gjon Pali I për 19 vite, por nuk e ka parë asnjëherë të flejë. Kur hyn brenda, e gjen në shtrat. Fytyrën e ka të shtrembëruar dhe gishtërinjtë e tij të ngurtë mbajnë shtrënguar një copë letër. Menjëherë është e qartë se nuk është mirë: Papa ka vdekur. Përpara se doktori të shkojë aty, shfaqet Jean-Marie Villot. Villot është kardinali Sekretar i Shtetit, njeriu i dytë më i pushtetshëm në Vatikan – të paktën ishte deri kur Papa e largoi pak orë më herët, për shkak se ishte një anëtar i lozhës masonike P2. Pak pasi ai mbërriti, letra që mbante në duar Papa Gjon Pali I u zhduk – bashkë me një shishe ilaci për tensionin e gjakut në kokën e shtratit, si dhe testamentin. A u helmua Papa në natën e 28 shtatorit 1978 – vetëm 33 ditë pasi kishte marrë detyrën? Në fundin e viteve 1970, Banka e Vatikanit ishte “lopa për t’u mjelë” me para e frimasonëve dhe mafias siciliane. Gjon Pali I, nga ana tjetër, ishte një kundërshtar i palëkundur i institucionit financiar. Ai kishte dijeni për punët e pista të bankierëve Michele Sindona dhe Roberto Calvi, që kryheshin nën maskimin e Kishës – dhe ishte i vendosur që t’i jepte fund. A ishte ky një vendim që e pagoi me jetën e tij, thonë mbështetësit e teorive konspirative? Me vdekjen e Gjon Palit I, Villot e tërhoqi dorëheqjen, parandaloi shpërbërjen e bankës së Vatikanit, dhe ndaloi një ekzaminim post-mortem të Gjon Palit I pas vrasjes së tij. Kur u pyet përse, ai citoi ligjin kanunor.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko