Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lirojë nga masa e sigurisë “arrest me burg” për ish-zv/drejtorin e burgjeve, Iliaz Labi dhe ti japë atij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjykata, pas kërkesës së bërë nga pala mbrojtëse.
Labi u arrestua disa muaj më parë dhe sipas prokurorisë akuzohet për korrupsion.