“Këtu paska ende nevojë për sqarime” tha Rama kur pa se të rinjtë e Fierit që kishte mbledhur në Apolloni ngritën duart masivisht kur i përmendi qeverinë e besimit.
“Kush do qeveri teknike? 1,2,3, Po qeveri besimi?” pyeti Rama dhe pa i surprizuar, dhjetëra vetë që ngritën duart lart.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154630946016523/
“Atëherë po jua shpjegoj unë punën e votës parë se këtu akoma paska nevojë për sqarime. Debati për qeveri teknike, besimi shtyrje zgjedhjesh e me radhë, është një debat që s’ka lidhje me arsyet pse zgjedhjet duhet të organizohen dhe pse duhet votuar. Ka lidhje jo me zgjedhësit, por me ata që janë zgjedhur dhe që duan të zgjidhen e që s’duan të lënë të tjerët të zgjedhin se s’duan të zgjidhen të tjerët”, vazhdoi Rama fjalimin, megjithëse e pa se shumë prej atyre që e dëgjonin nuk e e kishin të qartë për çfarë fliste.