Një 60-vjeçar nga fshati Hamil në Fier i ka dhënë fund jetës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 60-vjeçari R.H., është gjetur i vetëvarur dje, rreth orës 13:35 në kasollen pranë banesës.
Kanë qenë familjarët e të moshuarit ata që kanë konstatuar vdekjen e tij dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja e 60-vjeçarit është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.
Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike. Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.