“8 Prilli” i Romëve, Taho: Ne duhet të mbrohemi nga shteti me ligj, dhe jo me strategji të bëra çdo 5 vjet

0
496

Si çdo pakicë kombëtare që ka një datë të shënuar në histori e cila tregon arritjet dhe sukseset e saj,edhe komuniteti Rom sot ka ditën ndërkombëtare të saj që është 8 Prilli.Është një ditë e rëndësishme për ata pasi ka shënuar fillesat e arritjeve dhe angazhimi i hershëm i aktivistëve Rom.

Për rëndësinë edhe mbrojtjen e romëve në Shqipëri ka folur ehde aktivisti i hershëm dhe drejtori i Institutin të Kulturës Rome në Shqipëri Bledi Taho.

Taho tregon historikun e 8 prillit dhe rëndësinë që ka kjo datë për këtë komunitet.

“Iniciativat e shoqërisë civile Rome kanë nisur që në vitin 1933 në kongresin e parë Rom që është mbajtur në Rumani nga delegatë nga vendet e Ballkanit,kërkesa e tyre ishte që të njiheshin si pakicë kombëtare në shtetet ku jetojnë por me trazirat e asaj kohë nuk ishte e mundur të kishte levizje të tjera,nga ky kongres nisi dhe iniciativa për kongreset e tjera.Për ne që jemi anëtarë të komunitetit Rom është shumë e rëndësishme kjo ditë pasi me 8 prill 1971 në Londër është mbajtur kongresi i dytë me delegatë nga e gjithë Ballkani dhe disa shtete Evropiane,është e rëndësishme pasi në atë ditë u dizenjua flamuri Rom i cili ka 2 ngjyra dhe një rrotë në mes e cila ngjyra blu simbolizon qiellin,pjesën e kaltërsisë,ngjyra jeshile simbolizon të mbjellat,të korrat ndërsa rrota e cila përkujton historinë e prejardhur nga India Veriore e bazuar në studimet e Romologjisë.Një pikë tjetër që është diskutuar është dhe standartizimi i gjuhës Rome  si dhe deklarata për institucionet ndërkombëtare me qëllimin që të njiheshin nga shtetet Evropiane dhe shtetet e Ballkanit pasi në atë kohë nuk njiheshim,në atë kongres u vendos dhe Himni jonë Gelem Gelem që sot njihet ndërkombëtarisht”, shprehet Taho.

“Deri me sot janë mbajtur 8 kongrese ndërkombëtare Rome të cilët janë fokusuar tek ngrejta e vëmëndjes tek institucionet Evropiane që komuniteti Rom të njihej si pakicë kombëtare,dhe më vonë  disa nga shtetet e BE morën përsipër  të njohin si minoritet,ndërsa në Shqipëri ne ende nuk e kemi fjalën Rom në Kushtetutën Shqiptare” thotë kreu i IRCA.

E ndërsa për ligjin dhe mbrojtjen në shqipëri Taho shprehet se nuk ekziston një i tillë, por vetëm strategji të bëra çdo 5 vjet.

Por a mund të jetë kjo një zgjidhje?

“Për herë të parë shteti Shqiptar në 2016 mori iniciatën të hartojë një projekt-ligj për minoritet si pasojë e kërkesave të Delegacionit Evropian për tu anëtarësuar në BE,një nga direktivat që kërkohet është të respektohen të drejtat e minoriteteve,specifikisht komuniteti Rom,sot shtetet fqinjë(Serbia,Kosova,Maqedonia) kanë ligjin e minoriteteve,ndërsa Shqipëria e ka mbajtur pezull si pasojë e interesave të shteteve fqinjë.Në Kushtetutën Shqiptare kemi të përmenduar pakicat kombëtare sic janë: (Minoriteti Grek,Minoriteti Serb-Malazez,Minoriteti Maqedonas) ndërkohë që komuniteti Rom njihet si minoritet linguistik,por statusi që ka i veçon nga pakicat kombëtare” shprehet ai.

Taho thotë se nga BE është ndihmuar shteti shqiptar për strategji por shqetësimi ynë është se kush do të na mbrojë ne pasi kjo strategji të ketë mbaruar afatin e saj, ngre pyetjen kreu i IRCA.

 

“Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara(UN) kanë ndihmuar shtetin Shqiptar për të hartuar një strategji “Plani i veprimit për përfshirjen e Romëve dhe Egjiptianeve 2015-2020 e cila na ka lehtësuar ne të akesojmë shërbimet publike,punësim të studentëve Rom,si dhe kuotat që ofron shteti shqiptar për studentët Rom,shqetësimi jonë është që kur të mbarojë kjo strategji kush do na mbrojë ne?

“Ne duhet të mbrohemi nga shteti  shqiptar me ligj pasi strategjitë nuk mund të na mbrojnë gjithë jetën sepse  Qeveria shqiptare  nuk e ka të detyruar të bejë strategji për ne çdo 5 vjet ndërkohë kur mund të jetë ligji dhe nuk ka nevojë të shpenzohen miliona euro për strategji.Përfitemet tona si pjesë e komunitetit Rom janë të gjitha ato shërbime publike qe në po i përfitojmë nëpërmjet stratëgjisë e cila ka një skadencë,ndaj ne lobojmë fort që na duhet ligji i cili do na jepi mundësinë që në të përfshihemi në shoqëri dhe mos ta shohin si komunitetet vulnerabël por si komunitet me dinjitet” shprehet Taho.

“Ministria e Jashtme është përgjegjëse për të hartuar projekt-ligjin për pakicat kombëtare në Shqipëri,ne si shoqëri civile prej 14 organizata Rome prej disa muashj jemi angazhuar tek projekt-ligji për të dhenë rekomandimet tona së bashku me një ekspert i cili ka analizuar të gjitha çështjet dhe ka hartuar sugjerimet tona për projektligjin.Jemi në pritje që Ministria e Jashtme të dërgojë projekt-ligjin në Parlament për ta votuar”, thotë kreu i IRCA/ B.Xhavara

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here