Shoqërimi i cigares me kafe jo i dobishëm/Ja si të hiqni dorë nga “zakonet” keqbërëse

0
229

Pothuajse çdo ditë praktikojmë zakone të këqija, që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien tonë. Zbulojini se si t’i shmangni njëherë e përgjithmonë. Cigarja gjatë kafesë, një gotë uiski apo alkooli çdo ditë, ushqimi jo i shëndetshëm përpara televizorit… Të gjitha këto janë zakone jo të shëndetshme. Në fakt ato janë edhe më të shumta dhe shpesh mendohet se eliminimi i tyre është shumë i vështirë. Siç ndodh edhe në çdo situatë tjetër të ndërlikur në jetë, është e nevojshme që këto sjellje apo zakone të shihen veçmas për t’iu dhënë fund. Duke filluar që në këtë moment, ju duhet të ndiqni një program të shëndetshëm ushqimor dhe të rregullt për t’u ndier menjëherë më mirë si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht.

 

Cigarja gjatë kafesë – Lëreni për të qenë edhe më të bukur

 

Që duhani bën shumë keq, këtë e dimë të gjithë. Për më tepër në rastin e femrave shtatzëna. Nga pirja e duhanit vijnë të gjithë të këqijat e mundshme. Shkakton kancer në mushkëri, bllokon rrugët e frymëmarrjes, provokon dhembje në stomak etj. Duhani zverdh dhëmbët, plak lëkurën dhe dobëson flokët. Pirja e tij formon rrudha në fytyrë dhe në dekolte. Ndaj si mund të mos pini më duhan? Ideale do të ishte që të planifikonit një strategji të personalizuar duke bashkuar mbështetjen psikologjike me vullnetin personal.

Alkoolizmi – Një gotë tërheq tjetrën

 

Qoftë edhe një gotë alkool në ditë mund të bëhet një bombë me sahat për shëndetin tonë! Në këtë rast nuk mund të merret parasysh një gotë verë ose një birrë, sepse ato nuk përbëjnë ndonjë problem të madh (duke qenë se shëndetit i nevojitet një sasi e vogël e tyre), por fjala është për alkoolet e rënda. Këto të fundit përbëhen vetëm nga alkooli, sheqeri dhe ndonjë ngjyrosës. Përbërësit në fjalë ulin kthjelltësinë e individëve, kanë shumë kalori të cilat çojnë deri në obezitet, prodhojnë radikale të lira me shumicë duke shkaktuar plakje të parakohshme si dhe bëhen faktorë rreziku të kancerit të stomakut dhe të zorrëve. Zgjidhja? Eliminojini të gjithë dhe zëvendësojini me një aktivitet që favorizon marrëdhëniet ndërpersonale. Pra mos u “mbështesni” më tek alkooli, por te marrëdhëniet e besuara dhe miqësore. Do të ndiheni më mirë psikologjikisht dhe në këtë mënyrë, do të shmangni pirjen e tij.

Ushqimi pa vlera përpara televizorit – Thojini “jo” këtij ushqimi dhe “po” vakteve të vogla të shëndetshme

Ju e keni parasysh se për çfarë po flasim! Sapo ulemi përpara televizorit për të parë ndonjë film apo ndonjë program nuk harrojmë të hamë edhe patatina, kokoshka, biskota dhe të pimë pije të sheqerosura. Ky është një zakon shumë i keq, sepse këto ushqime përmbajnë kalori “boshe” ose shumë kalori dhe pak ushqyes. Ato ndikojnë negativisht në mirëqenien e përgjithshme, duke provokuar hipertension, dehidratim, dhembje koke dhe mbi të gjitha obezitet. Çfarë do të ishte më mirë të konsumonim në një rast të tillë? Minivakte të shëndetshme, kryesisht karota, fruta me çokollatë të zezë, kos, bukë gruri me djathë dhie dhe perime.

Thojini “stop atakëve” të urisë – Një darkë e shëndetshme

Të çohesh natën për të hapur frigoriferin dhe të konsumosh gjithçka që ia ke privuar vetes gjatë ditës është një “atak” i vërtetë urie shumë i dëmshëm. Shkaqet e kësaj lloj urie janë të shumta dhe kryesisht lidhen me pagjumësinë dhe ankthin. Zgjidhja do të ishte që gjatë ditës të hanit çfarëdolloj ushqimi, por në sasi të pakët. Ndërkohë mbani nën kontroll ankthin dhe pagjumësinë në çdo lloj mënyre të mundshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here