Show në Cakran të Fierit, batutat dhe etiketimet e kryeministrit Rama

0
274

 

Rama etiketon qytetarin si demokrat: Thuaji Bashës të takohet me mua

Kryeministri Edi Rama e ktheu ceremoninë e shpërndarjeje të legalizimeve për banorët e Cakranit në Fier, në show, pasi nisi dialogun me një qytetar i cili u prezantua si  demokrat i zonës. Rama kërkoi ndihmën e tij për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha, me të cilin pavarësisht se kanë rënë dakort në teori, ende nuk kanë vendosur një datë dhe një vend takimi.

Dialogu i kryeministrit me qytetarin ( i prezantuar si demokrat)

 

Edi Rama: As ti nuk voton për PS. Sytë blu që të janë skuqur tani që do të më takosh mua e tregojnë, je demokrat, tre metra larg të kuptova.

Qytetari: Falenderoj Kryeministrin që nuk është vetëm i socialistëve por dhe unë si demokrat që se kam votuar këtë më jep një çertifikatë.

Edi Rama: Kështu është jeta, të vjen nga se pret. E prisje nga Saliu, më votove mua dhe të erdhi.

Qytetari: E falenderoj si Kryeministër, stafin që drejton dhe koalicionin.

Edi Rama: Koalicionin e ke qejf se je një çikë më afër me ata të tjerët.

Qytetari: Brenda mundësive i bëj një thirrje atij kryetarit të partisë time, Lulzim Bashës.

Edi Rama: Ja ku je, është kamera aty, po na shikon. U takove me mua, të ndodhi gjë? Thuaji aty, takoje që nuk të gjen gjë.

Qytetari: Takova një punëtor si vetja ime.

Edi Rama: Lërë punëtor, se punën e ka tmerr ai. Nuk do punë ai. Mos i thuaj takova punëtor, po i  the punëtor nuk vjen ai. Thuaj si demokrat, “ të lutem kryetar takoje, bisedoni bashkë, se ja ky po më prek dhe nuk po më ndodh gjë”. Atë nuk e prek fare me dorë unë.

Qytetari: O zoti Lulzim Basha, të lutem si simpatizanti jot, anëtar i PD. Të lutem harroje atë vjershën që po na e thua natë për natë. Hajde tek populli këtu, çfarë do na premtosh që të votojmë.

Edi Rama: Lëre se çfarë të premton ai, ai të premton çdo gjë se nuk ka gjë në dorë. Për premtime të mbyt, por thuaji të më takojë mua që ta zgjidhim këtë punë. Se mbetët në çadër atje, thuaji ta nxjerrim nga çadra, takoje thuaj, flisni.

Qytetari: O Luli, të lutem. Planifiko një takim më bazën e Cakranit.

Edi Rama: Ti nuk dashke që ta takoj unë. Më dashke për vete.

Qytetari: Lul Basha, që të mbështesim tamam, ulu dialogo me aleatët që ke.

 Edi Rama: Me Kreshnik Spahiun sidomos.

Qytetari: Dhe takohu me koalicionin qeverisës që të na siguroni një të ardhme më të mirë. Atë vjershën na e hiq, mëso një tjetër se të kam kryetar të mirë. Dhe Kryeministër a ka mundësi të bëj një kërkesë?

 Edi Rama: Ta marrim Lulin në partinë tonë? Nuk e marrim dot.

Qytetari: Nëse ai nuk do të futet në zgjedhje do na lërë në rrugë por ne do të zgjedhim një koalicion që na pëlqen ne. Futu në zgjedhje dhe dil nga çadra se na injorove.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here