Shkundet’ Shqipëria! Një tërmet me mangitudën 5.0 ballë është ndjerë sot në Tiranë, Krujë, Mat, Bulqizë, Laç, Lezhë, Pukë, Shkodër dhe Elbasan.
Raportohet se tërmeti ka qenë 2 km nga veri perëndimi i Kurbneshit në Mirditë dhe 32 km nga perëndimi i Peshkopisë, 55 km nga veriu i Tiranës si dhe me thellësi 10 km.
Nga të dhënat paraprake, “BalkanWeb” bënë me dije se në Kurbnesh tërmeti ka shkaktuar deme materiale nëpër banesa, ndërsa nuk dihet ende situata nëpër qytetet e tjera. Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët, pasi lëvizjet kanë vazhduar për disa sekonda.