Aurel Plasari i ftuar në “E diell” nga Adi Krasta, ka folur për një sërë problemesh që nga djegia e librave në Bibliotekën Kombëtare dhe deri tek reforma të dështuara nga ‘kryeshërbëtori” sic ai e etiketon kryeministrin Rama.
Në intervistën e gjatë të tij, Plasari tregoi një incident dhe faktin se përse vazhdimisht ai shkruan se George Soros është një rrezik kombëtar.
“Soros ka ardhur në Shqipëri më 1993 dhe më ka sulmuar mua. Në konferencën që ka mbajtur më ka sulmuar për detyrën që unë mbaja.
Ai ka ardhur nga p… i s… të më sulmojë mua në Shqipëri. A mund ti shkoj unë në SHBA atij dhe ta sulmoj.
Unë thoja nuk mund të japin mësim nxënës pa diploma që promovonte Soros. Edhe 2 vite më vonë unë dhe një grup studentësh ishim të ftuar në një takim në SHBA. Ambasadori amerikan në Shqipëri në atë kohë aprovoi vizat për studentët dhe për mua jo. Kjo është e paprecedentë që një ambassador të shfryjë mllefin personal.”