Policia ka sekuestruar një ngarkesë prej 7 ton mallra kontrabandë të padeklaruara. Mallrat po transportoheshin me një kamion tip Volvo, ndërsa në pranga ka rënë shoferi i mjetit, Kudret Gjonaj.
Policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit në doganën e Kakavijes që lejoi kamionin të kalonte duke shkelur procedurat.
Kamioni me 7 ton mallra kontrabandë u ndalua në aksin Gjirokastër – Tepelenë.