Komunikimi i Javës/ Rama flet pa pushim për 18 qershorin dhe asnjë fjalë për kryepolicin e vrarë Artan Cuku

0
277

Keyeministri Rama ka mbajtur monologun e javës si cdo të dielë live në facebook.

I gjithë fjalimi i tij u përqëndrua në zgjedhjet e 18 qershorit dhe akuzat ndaj opozitës, por asnjë fjalë nuk tha për vrasjen macabre të ish-drejtorit të Policisë Artan Cuku.

Artan Cuku i pushuar nga detyra pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, dhe u vra pranë banesës së tij natën e mbrëmëshme.

Paraditen e sotme Kryeministri uroi fansat e tij në facebook për një ditë të mbarë dhe me një ikonë “smile” bashkë me një foto duke  luajtur Baskeball.

U prit që Kryeministri të fliste në komunikimin e sotëm, por që as në “Komunikimin e Javës” nuk ndodhi….

8 qershori do të sjellë një vendim të qartë, o me europën o me frikën në europë, o me reformën për të bërë shtet, o me pallavra, o me konkurrencën o me korrupsionin.

Askujt të mos i shkojë mendja se në 18 qershori popoulli do të ndalohet të votojë, këtë s’do ta lejojmë kurrë”, u shpreh Rama.

Sipas tij, “frika nga drejtësia që do mbijë patejtër pasi të largohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, i dha jetë çadrës”.

“Frika nga drejtësia e ka kthyer 18 qershorin në një ditë që politikanët e ngujuar në çadër duan që të mos vijë kurrë. 18 qershori ndan Shqipërinë që lufton për Shqipërinë që do punë dhe shtet nga drejtësia e kapur dhe shteti i teserës partiake dhe janë gati ta sakrifikojnë Shqipërinë.

S’e duan 18 qershorin, sepse në 18 qershor populli do të vendosë për Shqipërinë që duam, për familjet e zakonshme dhe familjen e madhe të kombit tonë në rrugën e bashkimit me familjen e madhe europiane. Janë gati ta marrin peng popullin e Shqipërisë.

Një mesazh partnerëve ndërkombëtarëvve, nëse Shqipëria do të vijojë në rruhën për të bërë shtet, apo do të kthehet në rrugën e prapambetjes. Duan të hedhin në erë urën e brishtë që kemi ndërtuar në 27 vjet.

Janë gati të dalin mbi interesat kombëtare të Shqipërisë dhe janë gati të na ndajnë për së gjalli nga Europa e lirisë, demokracisë dhe zhvillimit shoqëror. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE-së.

Ata që nuk e duan 18 qershorin, duan jo vetëm të shpëtojnë veten nga drejtësia, hetimet e pavarura për krime, grabitje, zullume të pandëshkuara”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here