Patozi shkruan për Ramën: Shanset e arta i bëre m*t. Zoti ta shtoftë…

0
565

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi, në një shkrim të tijin botuar në faqen e tij në “Facebook” shkruan se Rama është ai lloj politikani që shanset e arta që ka i hedh në “kosh”.
Patozi madje bën analogji, si ish-gazetar, se Rama është si ata që e bëjnë lajmin m*t dhe jo anasjelltas.

Shkrimi i plotë:

ME KË MË NGJASON SOT EDI RAMA

Ekziston një anekdotë e vjetër, që veteranët e medias së pas viteve 90 në Shqipëri e mbajnë mend shumë mirë. Sipas të cilës ka vetë dy lloje reporterësh. Te parët, që e marrin mutin dhe e bëjnë lajm.

Ndersa te dytët, që bëjnë të kundërtën, pra e marrin lajmin dhe e bëjnë mut. Kërkoj ndjesë për zhargonin, por dua t’i qëndroj besnik origjinalit, sepse çdo përshtatje për shkaqe etike do t’ia zbehte kuptimin.

Po të bënim analogji të thjeshtë me politikën, i bie që pa asnjë mëdyshje Edi Rama i përket racës së dytë. Që do të thotë se është nga ata që edhe shansin e artë e hedhin në plehra, ndërkohë që ka të tjerë, të cilët edhe ditën e qametit mund ta kthejnë në favorin e tyre.

Ndaj mos u habisni tek shikoni se si ka përfunduar sot “prijësi” i një milion votave, i cili është i vetmi politikan në botë, që mbështetjen popullore për partinë e tij e ka quajtur shuplakë për kundështarin.

Në këto kushte kam vetëm një urim për të, të cilin jam shumë i sigurt se do të ma dëgjojë. Zoti i shtofte inatin dhe “frymezimin”! Është aleati më i mirë që kemi pasur në këto 4 vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here