Si i zbuloi “Shërbimi” 12 ton drogë në Përmet? Paralajmërimi: Po hetohet për policë të implikuar

0
199

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sasinë e madhe të drogës të sekuestruar ditën e djeshme në Përmet. Në operacionin e koduar “Pagri”, u zbuluan në një nga tre ish-depot e rezervave të shtetit plot 11.650 kg kanabis sativa. Policia arriti të vërë në pranga dy prej administratorëve të këtyre depove si dhe shpalli në kërkim personin e tretë që administronte këto depo.

 

 

Gjithashtu është ndaluar edhe Kryeplakut të fshatit Koço Zaimaj , 58 vjeç,  ku u gjet droga.  Në përfundim të veprimeve të para të kryera në vendngjarje u  bë ndalimi i shtetasëve: Rustem Muçelli, 51 vjeç,  Eqerem Ali, 60 vjeç,  si dhe u shpall në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç, të tre banues në fshatin Pagri.

 

Ndalimi i këtyre shtetasve  si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se këta shtetas  nga provat e grumbulluara  rezulton se i kishin në përdorim  depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.

Po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit  dhe SH.Ç.B.A,  kanë nisur  verifkimet për të parë nëse ka implikim  apo shpërdorim detyre të punonjësve të policisë në lidhje me këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here