5 arsye befasuese pse keni akne në fytyrë

0
325

Ndoshta nuk e keni menduar asnjëherë, por këto mund të jenë arsyet se pse keni akne në fytyrë.

Pasta e dhëmbëve

Jill Kibildis, estetiste e fytyrës shpesh herë pyet klientët e saj që kanë akne se a i pastrojnë dhëmbët e tyre para ose pas larjes së fytyrës. “shumica prej këtyre nuk e mbajnë mend” thekson ajo, “por ju duhet të lani dhëmbët para se ta pastroni fytyrën. jo vetëm se mund që disa përbërës të caktuar në pastën e dhëmbëve të shkaktojnë irritim, thatësi madje edhe djegie, por bacteria që gjendet në gojën tuaj mund të ndikojë gjithashtu në lëkurë”. Sipas Kibildis, përbërësit që janë fajtorë për shkaktimin e akneve përmbajnë sode bikarbone, peroksid hidrogjeni, fluoride, sulfat natriumi, alkool, vajra esencialë dhe mente. Dhe, nëqoftëse ndiheni fajtor për përdorimin e pastes së dhëmbëve si trajtues të akneve, herën tjetër shikoni mundësitë për aplikimin e maskave me përbërje të baltës. “Ata do të nxjerrin në pah disa nga papastërtitë, do të zbusin dhe qetësojnë zonën e ndezur dhe irritimin e lëkurës”.

Produktet e flokëve

Përbërja e shkumës në shamponë tuaj, si sulfate laureth natriumi dhe sulfate laurel natriumi, mund të shkaktojnë që lëkura juaj të bëhet mikpritëse për bakteriet si dhe vaji në kondicioner mund të bllokojë poret, kështuqë është mirë që gjithmonë të pastroni fytyrën pasi të lani flokët, rekomandon Kibildis. Produktet e stilimit të flokëve mund të shkaktojnë akne në fytyrë dhe qafë gjithashtu. Shumica e femrave nuk e marrin në konsideratë këtë, por produktet e flokëve irritojnë lëkurën gjatë ditës dhe nëse nuk bëni dush gjatë natës, kjo ndikon që ta dëmtojë edhe më tej lëkurën përderisa bëni gjumë.

Jastëkët

“Vajrat natyrorë që prodhon trupi jonë si dhe produktet që përdorim gjatë natës mund të lënë shenja në jastëkë”, thotë Kibildis, e cila shton se flokët janë po aq me rëndësi sa lëkura e pastër. “Dushi gjatë natës mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për lëkurën tuaj”. Ndrroni kallëfet e jastëkeve të paktën një herë në javë, dhe brenda asaj jave rrotulloni anët e jastëkeve që të fleni në pjesën tjetër të freskët.

Pajisjet teknologjike dhe syzet e diellit

Telefonat celularë, syzet dhe kufjet përbëhen nga vaji i trupit tonë, papastërtitë, djersa dhe bakteriet nga fytyra juaj, kështuqë është shumë me rëndësi që të pastroni ato rregullisht me alkool apo dezinfektues që nuk do degradojë materialin e tyre. Sugjerimi jonë: sapun i predestinuar për pajisjet teknologjike.

Leckat apo peshqirët për pastrim

Ju veçmë e dini se duhet të pastroni rregullisht brushat e kozmetikës tuaj si dhe sfungjerët, por është lehtë të harroni ndonjëherë pastrimin e masazherit Clarisonic si dhe leckat apo peshqirët e vegjël, të cilat janë vende kryesore për grumbullimin e bakerieve dhe mykut. Përdorni vetëm njëherë këto lloj pëlhura apo peshqirë dhe hidhini mënjëherë në lavanderi për tu larë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here