Një nga qytetet e lashta të Egjiptit të Sipërm është edhe Abidos. Në kohët e lashta njihej me emrin Abdu, “kodra e simbolit ose mbajtësja e relikeve “, në të cilën ruhej koka e shenjtë e Osirisit. Grekët e quanin këtë vend Abidos. Egjiptianët e lashtë besonin se varri i Osirisit, “Zoti i të Vdekurve dhe Botës së Nëndheshme”, ndodhej në Abidos. Qyteti vetë ka qënë qendër për shumë tempuj të kohës. Ndërtesa e cila qëndron ende në këmbë është tempulli i Setit I dhe njihet si Tempulli i Madh i Abidosit. Gdhendjet në këtë tempull të magjishëm janë të një cilësie të rrallë në të gjithë Egjiptin. Vetë ndërtesa është unike në arkitekturë dhe ka formën e gërmës “L” kokposhtë. Gjithashtu mban listën më të plotë të mbretërve dhe perëndive. Tekstet e piramidave përshkruajnë konceptet e para të një jete të përtejme si një udhëtim të pafundëm me perëndinë e diellit mes yjeve. Mes këtyre teksteve të ritualeve të vdekjes, në fillim të distanisë së 4ët gjendet fjalia “Një dhuratë që jep mbreti dhe Anubis”. Deri në fund të dinastisë së 5të kjo fjali në të gjitha varret ndryshon dhe shkruan “Një dhuratë që jep mbreti dhe Osiris”. Tempulli ka 7 faltore të dedikuara 7 zotave : Osiris, Isis, Horus, Amon Ra, Ra HorAkhty, Ptah dhe Seti I si një mbret i fyer. Në këtë të fundit gjenden një nga pllakat e pikturuara më të mirëmbajtura dhe teskte të dinastisë të 18të. Gjithashtu aty gjenden edhe 7 kishëza për të adhuruar faraonin dhe hyjni kryesore. Prapa tempullit gjendet një strukturë enigmatike e njohur si Osirioni e cila mendohet të jetë e lidhur me adhurimin e Osirisit dhe që me shumë mundësi të çonte në Hipogjeumin për festimin e mistereve të Osirisit. Në vitin 1848, një ekspeditë arkeologjike në Egjipt zbuloi hieroglife misterioze në tempullin e Setit të parë të cilat thuhet se tregojnë për pajisje teknologjike moderne si një helikopter, një nëndetëse, një zepelin dhe një deltaplan. Më mbresëlënësja është figura e helikopterit i cili ngjason me ato që sot i quajmë si “vinçat e ajrit”, të cilët përdoren për të ngritur objekte si kontenierë apo pajime të rënda ushtarake.