Berisha: Faktori Soros komponenti kryesor për mosdënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri

1
243

Ish kryeministri Sali Berisha fajësoi Xhorxh Sorosin për mosdënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Gjatë një fjalimi në punimet e Samitit të Lirisë, që u organizua në Tiranë, Berisha tha se dy ishin faktorët që krimet e komunizmit në vendin tonë nuk u dënuan pas përmbysjes së komunizmit. Së pari, të majtët europianë, së dyti Xhorxh Soros që financoi shoqërinë civile duke u bazuar në levat e sistemit komunist.

“Vitet ne vazhdim do me jepnin te drejte dhe e vërteta është se kurrë komunizmi nuk mori dënimin që meritonte. Ne Shqiperi në vitin 1993 miratuam një ligjin kundër genocidit komuniste dhe krimeve kundër njerëzimit, ishim të parët që e bëmë këtë. Pata presion shumë të madh nga e majta europiane. Por ligjin e beme sepse sipas Konventave Ndërkombëtare çdokush që ka bërë genocide dhe krime kundër njerëzimit duhet të dënohet dhe të mbajë përgjegjësi. 73 kriminel te nomenklatures komiuniste, nga ish president e poshte, u dënuan per keto vepra penale. Po keshtu morem ligjin çek të lustracionit dhe e votuam atë. Socialistët më pas erdhën në pushtet, i nxorrën këta njerëz nga burgjet. Nuk mund të amnistosh një njëri që ka kryer genocid dhe krime kundër njerëzimit, por kjo ndodhi në Shqipëri.

Faktori i parë dhe kryesor që komunizmi nuk u dënua është E majta europiane. Socialistët në Europë gjetën me qindra arsye per të bllokuar një proces që ishte vital per shoqërinë. Disa përpjekje rudimentare u bënë nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, per denimin e komunizmit por rezolutat nuk kishin fuqi detyruese. Keshtu qe e vërteta është se asnjëherë komunizmi nuk u dënua.

Faktori i dytë madhor, dhe e di që shumë prej jush do surprizoheni është faktori Xhorxh Soros. Po. Po ju them se Xhorxh Soros u bë një faktor thelbësor në ndihmën që u dha mbetjeve të komunizmit në vendet ish komuniste. Pse e them këtë? Fatmirësisht, Fatmiri (Mediu) e di dhe e mban mënd se që nga viti 93 jam përplasur shumë herë me të, dhe përplasjet e mia me të s’kanë të bëjnë me fitoren e Trump. Jo. Soros që në dillim ndihmoi partine e opozitës. Ok, asnjë kundërshtim me këtë. Por ajo qe ishte tmerresisht e demshme Soros ndërtoi një shoqëri civile totalisht të varur nga ish partia komuniste, duke deformar kështu esencën, thelbin kryesor të shoqërisë civile. Nëse merrni listën e shoqërisë civile në këtë vend, ju siguroj se 99% e tyre janë leva të ish partise komuniste. Pra, në këtë drejtim ai dëmtoi shumë. Së dyti, ai është miliarder, ka shumë që janë të tillë, por ai është njëriu më i korruptues i politikaneve në botë. Pse? Nuk është e vështirë të blesh politikanë në vendet ish komuniste, si psh kryeministri i Shqipërisë. Më lejoni të bëj një koment mbi këtë.

Kryeministri aktual i Shqipërisë është njëriu ku Soros ka investuar më shumë se ne cdo politikan tjeter ne vendet ish komuniste. Keshtu, vet ai eshte investim direkt i tij. Ish gruaja e tij ka qënë presidente e fondacionit Soros në Shqipëri, gruaja aktuale ka qënë presidente e fondacionit Soros në Shqipëri. Po çfarë gjetën më vonë? Gjetën se Soros çonte letra dhe mesazhe Departamentit të Shtetit duke u thënë të njëjtat gjëra që lideri i opozitës thoshte kundra meje. Të jem i sinqertë nuk jam shqetësuar ndonjëherë per të spese kam patur mundësinë ti përgjigjem. Por tani jam thellësisht i bindur se SHBA duhet që me ligi të bllokojnë korruptimin politik të Soros, kudo. Eshtë një rrjet, netëork i paimagjinueshëm”

Berisha e përjashoi veten nga të qënit një komunist i devotshëm gjatë sistemit komunist, kur tha se gjithmonë kishte qenë i frymëzuar nga Andrej Saharov, një dissident i Bashkimit Sovjetik, i persekutuar për aktivizmin e tij për të drejtat e njeriut dhe fitues i çmimit Nobel për paqen.

“Ne ato vite zhvillimesh te bujshme ne vendet ishkomuniste une kam qënë i frymëzuar nga Andrej Saharov. Ai vinte nga fizika dhe jo nga politika. Së dyti nuk më kanë pëlqyer kurrë njerëzit që largoheshin nga vendi tyre dhe Saharovi qëndroi në vendin e tij. Edhe une isha një njëri që nuk e kisha menduar kurre qoftë dhe per një sekondë të lija vendin. Ndaj Saharovi ishte dhe frymëzuesi im.

Në takimin që pata me Ramiz Alinë së bashku me intelektualët, i kërkova që të shfuqizonte nga kushtetuta nenin e hegjemonise se Partise se Punes. Andrej Saharov i kishte të njëjtën gjë Mihail Gorbaçovit. Në një situatë të tillë studentët nisën lëvizjen. Revolucioni në Shqipëri filloi nga të rinjtë” u shpreh kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here