Një ngjarje aksidentale është shënuar sot në Tiranë, teksa një mjet, tip “Mercedes-Benz C-Class” ngjyrë të zezë, ka goditur një kalimtar me biçikletë. Denoncues pranë JOQ tregojnë që shoferi ishte në gjendje të dehur dhe është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që qytetari i goditur ka thyer këmbën dhe është lënë në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i burgut 313 përballë Arkivës së Shtetit.
Mungesa e korsive të biçikletave në kryeqytet dhe jo vetëm është një ndihmesë që aksidente të tilla të ndodhin, pa harruar këtu edhe mungesën e përgjegjësisë së shoferëve.