Kërpaçi i kujton Ramës 300 mijë vendet e punës që nuk u hapën

0
278

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim ndërsa deklaroi ditën e djeshme se LRI është një shans për gjithë të rinjtë, i dha një mesazh të fortë kryeministri Rama për një  nga premtimet kryesore të fushatës, 300 mijë vendet e punës. Duke u ndalur tek programi i LSI për rininë, Kërpaçi deklaroi se do bëhet më shumë për 300 mijë vendet e punës që nuk u hapën dhe për arsimin që nuk është sa duhet. “ Për arsimin që nuk është sa duhet! Për tarifat e larta të arsimit që nuk lejojnë të rinjtë të shkollohen! Për 300.000 vende  e punës që nuk u hapën! Për gratë, nënat dhe vajzat e reja të braktisura nga politika!Alternativa jonë politike,programi jonë politik është shumë i qartë ,shumë i plotë dhe profesional sepse është punuar nga ekspertët më të mirë të fushës, shqiptare dhe të huaj. Tani kemi vetëm një detyrë!Të shkojmë te çdo i ri, te çdo e re, te çdo prind, nënë e re apo baba, për ti treguar planit tonë, vizionit tonë për Shqipërinë që do ofrojë Një shans për Rininë në mënyrë që pas 18 qershorit të jetë rinia ajo që do të marri drejtimin e vendit! Unë kam besim te ekipi i LRI,” – tha ajo.

 

Kryetarja e Forumit Rinor të LSI – së  në fjalimin e djeshëm  në takimin e të rinjve nga e gjithë Shqipëria, u shpreh se vendit nuk i duhen të inkriminuar në pushtet, por të rinjtë të cilët janë e ardhmja. “ Ne jemi më të bashkuar se kurrë dhe zgjedhjet e vitit 2017 do të jenë historike sepse nga këto zgjedhje rinia do të zëvendësojë në parlament politikanë të vjetër, të kalbur e të kriminalizuar,” – theksoi Kërpaçi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here