Kjo parti ka zbuluar një ide “gjeniale” që t’u marrë votat (FOTO)

0
239

Me sa duket fushata zgjedhore ka nxitur politikanët të shtrydhin trurin për forma të reja se si të tërheqin sa më shumë votues prej vetes. Dhe mund të themi që e ka mjaft të lehtë këtë detyrë, sepse fatkeqësisht populli shqiptar mjaftohet me fare pak dhe kështu vazhdon të gënjehet prej më shumë se 25-vitesh nga demokracia që nuk erdhi kurrë, ka mbetur në tranzicion.

Kështu, harrojini thasët me miell, 5-shet në zarf e gjëra të kësaj natyre, sepse politika iu është sulur fëmijëve, ata që duhet të jenë e ardhmja e vendit, po i “mbysin” pa u formësuar ende.

PDIU (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet), ka krijuar së fundmi një broshurë që po e shpërndan në çdo ambient të mundshëm, ku në njërën anë të saj paraqet disa pikë-plane të politikës së saj, ndërsa në krahun tjetër ka një ofertë për fëmijët e moshës 8-12 vjeç dhe për maturantët.

“Vijmë në ndihmë të fëmijëve tuaj nga data 8 Prill deri më 8 Gusht”, ky është slogani i PDIU-së, e cila në këtë afat kohor ofron kurse falas të gjuhës angleze, sigurisht në këmbim të votës së prindërve.

Kjo është një metodë shumë e shëmtuar e partive politike shqiptare dhe e politikanëve të caktuar, mjaft i përdorët fëmijët për fushatë. Ata duhet të jenë e ardhmja e vendit dhe jo e ardhmja e partive që po grijnë popullin me një rotacion 4 ose 8 vjeçar./JOQ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here