Duke folur nga çadra e ‘Lirisë’, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se opozita është e vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa nuk ka kthim mbrapa. Kreu i PR tha se asnjë karrige nuk vlen sa shenjtëria e votës së qytetarëve. Ndër të tjera Mediu u shpreh opozita nuk pranon që shqiptarët të konsiderohen si njerëz të dorës së dytë.
“Asnjë karrige s’vlen sa shenjtëria e votës së qytetarëve. Ne jemi për të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kthim mbrapa nuk ka. Nuk pranojmë që shqiptarët të konsiderohen si njerëz të dorës së dytë. Para pak ditësh patëm disa miq nga Evropa. Ne duam t’i kthejmë pushtetin shqiptarëve. Qëndresa dhe angazhimi juaj është forca që ne të fitojmë së bashku, jo vetëm ne si politikanë, pasi e ardhmja evropiane qëndron tek forca e votës. Ju falënderoj për qëndresën tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë”- tha Mediu