Letërsia e bollshme mbi “Near death experiences” (Nde) – (Eksperiencat para vdekjes) përbëhet nga rrëfimet e atyre personave që rrëfejnë se kanë vizituar të përtejmen dhe janë kthyer mbrapsht. Shpesh herë këto “vizita” të supozuara ndodhin në gjendjen e komës, apo arrestit kardiak, shpesh herë si pasojë e traumave apo në prani të sëmundjeve terminale.
Rrëfimet për NDE përbëhen, në pjesën më të madhe të rasteve, nga faza precize që pasojnë njëra-tjetrën: vizioni autoskopik (të shohësh trupin tënd së jashtmi, pasi e ke braktisur), ndjesia e lumturisë së madhe, prania e një drite të fortë, takimi me njerëz të dashur që kanë vdekur më parë, dhe rikthimi tek trupi yt.
Sipas teorive parapsikologjike, rastet e NDE vërtetojnë praninë e një të përtejmeje dhe mundësinë e hyrjes në kontakt me të.
Sipas shpjegimeve shkencore, NDE nuk janë gjë tjetër, vecse procese normalë neurofiziologjikë dhe psikologjikë që kanë si shkak faktorë të ndryshëm, si marrjen e ilaceve, pranine e nje traume cerebrale, ndryshime të fortë të tensionit të gjakut dhe mekanizmat psikologjikë të vetëngushëllimit.
TE SHPESHTA
Tre në njëqind amerikanë kanë eksperimentuar të paktën një prej simptomave që sipas “shkallës së Greysonit”, e përpunuar nga psikiatri Bruce Greyson i Universitetit të Virginias për të matur shkencërisht intensitetin, janë të nevojshme për të përcaktuar që bëhet vërtetë për një eksperiencë para vdekjes.
SHKALLA E GREYSONIT
Merr në konsideratë 16 faktorë. Kryesorët janë:
- Përshpejtimi apo ngadalësimi i rrjedhës së kohës
- Shpejtimi i mendimit
- Rikthimi i skenave të të kaluarës, rivizitimi i jetës tënde si në një film
- Ndjesi gëzimi të thellë dhe paqeje
- Shfaqja e një drite të fortë
- Kalimi përmes një tuneli që në fund ka dritë
- Shfaqja e peisazheve “qiellore”
- Përshtypja e të dalit nga trupi yt dhe të parit të mjedisit nga lartë
- Takime mistike, tinguj zërash “tej-tokësorë”
- “Takime” me persona të vdekur tashmë
50% e pacientëve, në zgjim, pohojnë se kanë provuar ndjesinë e të qënit të vdekur. Në një të katërtën e rasteve, të sëmurët kanë patur një eksperiencë jashtëtrupore, pra kanë “dalë” nga trupi i tyre dhe kanë vërejtur vetveten dhe mjedisin e jashtëm. 31% thonë se kanë përshkuar një tunel, në fund të të cilit shihej një dritë e fortë, dhe 32% kanë “takuar persona të vdekur”.
Sipas një studimi të botuar nga Adrian Ouen, një prej ekspertëve më të mirë në botë për gjendjen e komës dhe vetëdijen, nga 58 pacientë që kishin patur këto eksperienca, 30 nuk ishin realisht në pikën e vdekjes: pra nuk është vërtetë e domosdoshme të jesh në rrezik, për të provuar ndjesinë që jeta po të braktis./standard.al