Partia Socialiste përjashton PDIU-në nga procesi i vetting-ut

0
438

Partia në pushtet ka gjetur mënyrën që Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet mos të marrë pjesë në Komisionin Ad Hoc për vetting-un. Socialistët pa lajmëruar askënd nga aleatët kanë depozituar dy emra deputetësh; Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi.

Me këtë aksion politik Partia Socialiste ka lënë jashtë Komisionit Ad Hoc PDIU-në, e cila kishte propozuar zyrtarisht kryetarin e saj Shpëtim Idrizi.

Vendi tjetër në këtë komision i përket LSI-së, e cila ende nuk ka zyrtarizuar se kë deputet do të zgjedhë.

Në një situatë të një krize politike, Partia Socialiste sërish ka një sjellje kapriçioze ndaj aleatëve të saj, duke shtuar dyshimet në lidhje me luajalitetin e saj përsa i përket marëveshjeve politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here