Përplasjet PS-LSI/ Meta: I gatshëm të dorëzojmë mandatet, reagon Rama: Nuk është çështje privilegjesh

0
263

Kryeministri Edi Rama thotë se detyrat e qeverisë i sheh si përgjegjësi, dhe jo si privilegje nga të cilat mund të heqë dorë. Kështu i është përgjigjur kreu i Qeverisë interesit të gazetarëve ditën e sotme, të cilët e kanë pyetur nëse është i gatshëm të bëjë lëshime në kuadër të dialogut me opozitën.

 

 

Ka qenë kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ai që ka shprehur gatishmërinë për të lënë mandatet nëse është e nevojshme për gjetjen e një zgjidhje për daljen nga kriza politike në vend. Këtë deklaratë kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e ka bërë fill pas mbledhjes së Kryesisë së LSI, ku foli edhe për krijimin e një qeverie besimi.

Por mesa duket kreu i Qeverisë nuk është dakord me këtë, duke shprehur kështu edhe qëndrimin e tij.
“Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi, dhe detyrat qeverisë i shoh si përgjegjësi dhe jo privilegje nga të cilat i ke dhe heq dorë. Nga kjo përgjegjësi ne nuk mund të heqim dorë për sa kohë jemi mandatuar nga populli. Nga ana tjetër, çdo gjë në funksion të adresimi në Kodin Zgjedhor të çdo lloj shqetësimi që mund të ketë opozita në bashkëpunim me OSBE./ODIHR dhe për ço mekanizëm të që mund të krijohet në funksion të forcimit të garancive psikologjike për opozitën, pasi në këndvështrimin tim nuk ka nevojë, për këtë duhet të ulemi”, u shpreh Rama.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën ndaj opozitës për t’u ulur në tryezën e dialogut dhe për të gjetur zgjidhje për situatën politike në vend. Në një deklaratë për mediat, Rama ka theksuar se kjo nuk duhet të kthehet në një “lojë kungulleshkash”, Rama është shprehur se mazhoranca dhe opozita duhet të ulen në tryezën e bisedimeve pa kushte.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se procesi i vettingut do të kryhet, pasi është një moment me rëndësi për të ardhmen e vendit dhe integrimin europian.

“Kërcënimet nuk janë në program. Gjithë ky proces ku ne jemi futur, është një proces realisht historik, pasi BE na pret për t’u ulur në tavolinë, dhe për të negociuar anëtarësimin. Shqipëria dhe shqiptarët presin çlirimin e drejtësisë nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Procesi i vettingut është jetik për Shqipërinë që duam. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që kemi që të dialogojmë së bashku me opozitën pa e kthyer në një lojë kungulleshkash. Dhe pa vënë kushte të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhje për çka opozita kërkon, brenda kornizën kushtetuese. Jo thjesht brenda aspiratës për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, por edhe për të përcaktua rrugën e Shqipërisë europiane. Shqipëria europiane pa pastruar Shqipërinë dhe gjykatësit nuk mund të këtë, dhe Shqipëri me kërcënime për dhunë destabilizim nuk do të ketë”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë është shprehur i vendosur lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit, duke u shprehur se nuk do të ketë ndryshim të datës.

“Unë i qëndroj asaj që kam thënë gjithmonë. Zgjedhjet janë të popullit jo të partive”, tha kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here