Një 56-vjecar ka nderruar jete ne terminalin e aeroportit “Nene Tereza”. Lajmi behet i ditur nga burimet zyrtare policore, te cilat thone se shkaku i ngjarjes eshte nje atak kardiak, megjithate, pritet rezultati i ekspertizes mjeko-ligjore per te zbardhur me teper.
Njoftimi i Policise:
Më datë 09.04.2017, rreth orës 06:30, në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”, në ambientet e tranzitit, ka vdekur shtetasi A.G, vjeç 56, banues në Itali.
Nga këqyrja e kufomës dyshohet se shkaku i vdekjes është një atak kardiak. Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.