Fitorja ndaj Luftëtarit dhe barazimi i Kukësit i dha mundësinë Partizanit të ngjitej i vetëm në krye të Kategorisë Superiore për herë të parë këtë sezon.
E kryesimi duket se e ka kënaqur s tepërmi Kaleb Ekubanin, autor i 12 golave me fanellën e kuqe në kampionat.
Sulmuesi italo-ganez sot ka postuar në “Instagram” një video ku shihet duke kërcyer në banesën e tij.
“Kur të thonë që më në fund je i pari me dy pikë avantazh! Shpresojmë të mbetemi deri në fund. Ne jemi Partizani”, shkruan 23-vjeçari.
Natyrisht nuk kanë munguar komentet, mes të cilëve edhe nga shokët e skuadrës Idriz Batha, Ylber Ramadani dhe Arbnor Fejzullahi.