Një avokat është ndaluar nga policia ditën e sotme në Shkodër, pasi akuzohet për korrupsion pasiv.
Mësohet se ndaj avokatit Gjon Lepuri, 53 vjeç, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Ndaj avokatit 53-vjeçar rëndon akuza e “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.