Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta para sfidës mes Borusia Dortmund dhe Monako. Ndërsa ekipi gjerman po udhëtonte drejt stadiumit, një shpërthim ka ndodhur në autobus, nga i cili është plagosur Mark Bartra i cili është dërguar në spital.
Ndërsa Borusia Dortmund nëpërmjet rrjeteve sociale ka konfirmuar se askush nuk ishte në rrezik, mediat gjermane spekulojnë për rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve të para, eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit.
Policia në të dhënat paraprake ka treguar në komunikatën e saj se një person ka mbetur i plagosur nga ky incident për shkak se është thyer pjesërisht apo plotësisht një rrotë e automjetit.
“Është e pamundur për momentin të sqarohet si ndodhi shpërthimi dhe çfarë shpërtheu”, shkruhet në njoftimin e policisë të Dortmundit.
Ekipi Borusia Dortmund nuk ka arritur ende në stadium dhe sipas klubit, në orën 20:30 do të vendoset përfundimisht për shtyrjen apo jo të ndeshjes ndaj Monako./panoramasport