Qeveria rrjep studentët/ Të rinjtë paguanë 8 mln euro për tarifën e regjistrimit

0
258

Studentët shqiptarë paguan 1.1 miliardë lekë ose mbi 8 milionë euro për t’u regjistruar në shkollat e larta gjatë vitit të kaluar. Shifrat, të cilat janë bërë publike nga Ministria e Financave, tregojnë se krahasuar me një vit më parë, qeveria u ka marrë tre herë më shumë para të rinjve që shkojnë në shkollat publike. Në vitin 2015 të ardhurat nga tarifa e regjistrimit ishin vetëm 313 milionë lekë ose tre herë më pak.

Rritja e lartë e pagesave që studentët detyrohet të bëjnë për t’u regjistruar në shkollat e larta publike është rezultat i rritjes së tarifave nga qeveria. Në disa degë, tarifët janë rritur me 3 herë gjatë dy viteve të fundit, duke vënë në vështirësi shumë studentë, veçanërisht ata të cilët vijnë nga familjet e varfra.

Image

Tarifa e regjistrimit është vetëm një nga 4 pagesat që të rinjtë duhet të bëjnë për të vazhduar studimet e larta në shkollat publike. Veç saj, ata duhet të paguajnë edhe tarifën e aplikimit, tarifën e konkurrimit dhe atë të shkollimit. Të gjitha këto tarifa përcaktohen me vendim qeverie dhe vitet e fundit ato janë rritur thuajse çdo vit me ritme të larta.

Vitin e kaluar qeveria miratoi një ligj për arsimin e lartë, i cili u kundërshtua nga të gjithë grupet e interesit, veçanërisht studentët dhe pedagogët si një akt korruptiv, që favorizon interesa private. Ligji ka filluar të japë efektet e para duke e bërë shkollimin publik të shtrenjtë dhe në jo pak raste të pamundur, shkruan syri.net.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tre vitet e fundit numri i studentëve që regjistrohen në shkollat e larta është ulur dhe një pjesë e kësaj ulje ka ardhur për shkak se shumë familje nuk mund të përballojnë tarifat e larta.

Rritja e tarifave ka nisur të kufizojë aksesin në arsim, për studentët që vijnë nga familjet e varfra duke e bërë shkollimin një të drejtë vetëm për të pasurit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here