33 – vjeçari Mark Camamile erdhi në shtëpi herët nga puna sepse nuk ndihej mirë dhe merrte frymë me vështirësi. Bashkëshortja e tij Wendy, vendosi që ta çonte në spital, aty i ra të fikët dhe veshët e hunda iu bënë të zeza.
Camamile u diagnostikua me pneumoni, që ishte zhvilluar në një formë të rrallë septikemie dhe mjekët e vendosën në koma të induktuar.
Kur u zgjua në Spitalin Queen Elizabeth të Birmingamit në Angli, 33 – vjeçari zbuloi se kishte humbur të dyja këmbët.
Si të mos mjaftonte kjo, 4 javë më vonë mjekët i thanë se duhet t’i hiqnin menjëherë edhe dorën e djathtë, në të kundërt do të vdiste.
Mund të duket e habitshme, por nuk u ndjeva shumë keq që kisha humbur këmbët, sepse të paktën kisha ende duart”,rrëfen 33 – vjeçari. “Por kur më thanë se duhet të më prinin edhe dorën, aty kuptova se nuk do të mund të shkoja më as në punë”.
Camamile punonte prej 8 vitesh si mekanik.
Tashmë ai ka këmbë e duar me protezë, por familja po përpiqet të mbledhë fonde për t’i vendosur gjymyrë robotike.