Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha, në një status në Facebook ka shkruar se ‘Qytetari dixhital’ ka denoncuar se Edi Rama dhe Elvis Roshi po mbledhin firma për një kandidat fasadë duke e shitur si të pavarur.
“Zgjedhjet në Banditistan!
Kryebanditi Rama urdhëron nxjerrjen për fasadë në Kavajë të një kandidati të “pavarur”! Qytetari dixhital informon:
Klani Rroshi – Daja me porosi të Edvinit po mbledhin firmat për një – kandidat fasade e të pavarur. Me moton “pushtetin ose burgun”, Rama është i aftë të bëjë çdo gjë! sb “Urgjente. Doktor jam… nga Kavaja . Kemi folur bashkë edhe në messenger fcb.Me urdhër të Edi Ramës Klani Rroshi &Daja po mbledhin firmat e të gjithë të punësuarve në administratën e kavajës për të nxjerr një kandidat të pavarur me qëllimin e vetëm për të vënë një kundërshtar fasade që të propagandojnë si zgjedhje të lira”, shkruhej në statusin e ish-kryeministrit.