Robert Levandovski do të jetë mungesa e madhe e Bajern Mynih në ndeshjen e sotme ndaj Real Madridit në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi, i dëmtuar në fundjavë në ndeshjen kundër Borusia Dortmund, do të ndjekë nga tribuna sfidën e sotme. Ndërsa te Reali, nga minuta e parë do të luajë treshja e zakonshme e sulmit Ronaldo-Beil-Benzema. Për spanjollët, problemet janë në mbrojtje, ku mungesat e Varane dhe Pepe të dëmtuar shtyjnë Zidan të hedhë Naçon si titullar që nga minuta e parë.
Për çështje sigurie, policia ka vendosur që në stadium të mos hapen koreografitë e zakonshme të tifozëve. Ndaj me mijëra fletë plastike janë larguar nga shkallaret e stadiumit para se ato të mbusheshin me tifozë.
Bajern Mynih-Real Madrid 1-0
25′ Vidal
Bajern Mynih: Nojer, Martinez, Boateng, Lahm, Alaba, Tiago, Alonso, Riberi, Vidal, Roben, Myler.
Trajner: K. Ançeloti
Real Madrid: Navas, Ramos, Naço, Karvahal, Marcelo, Kros, Kasemiro, Modriç, Beil, Ronaldo, Benzema.
Trajner: Z. Zidan