E fundit/ Rritet numri i viktimave në sulmin e Shën Petersburgut

0
161
Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga shpërthimi i 3 prillit në metronë e Shën Petersburgut.
Zëvendësguvernatorja e Shën Petersburgut, Anna Mityanina ka thënë sot se një person, i cili ishte plagosur nga shpërthimi, ka vdekur në spital.

Autoritetet ruse thonë se 22-vjeçari i lindur në Kirgizi, me shtetësi ruse, Akbarjon Jalilov – që është në mesin e viktimave – e ka kryer sulmin e 3 prillit.

Agjencia Reuters, ka cituar një zyrtar turk, të ketë thënë se Jalilov kishte hyrë në Turqi në fund të vitit 2015, por ishte dëbuar në Rusi rreth një vit më vonë, për shkak të shkeljeve të ligjit për migrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here