Është publikuar një tjetër karikaturë gjatë ditës së sotme.
Kjo karikaturë, për dallim nga ajo që kishte të bëjë me Juventusin e Barcelonën, ka të bëjë me ndeshjen që u shty për sot, Dortmund – Monaco.
Pas sulmit që ndodhi në Gjermani ndaj ekipit të Dortmundit, ndeshje u anulua për t’u zhvilluar sot. Lajm jo i mirë për tifozët mysafirë që kishin blerë bileta kthyese dhe me këtë rast, gjithë tifozët e Dortmundit filluan t’i merrnin e t’i sistemonin tifozët nëpër shtëpitë e tyre, kjo tani është shndërruar edhe në karikaturë.